Deputeti i komunitetit egjiptias: Veprimet e Tomë Gashit janë qyqare, raciste dhe të lira

15 shkurt 2020 | 13:40

Deputeti i komunitetit egjiptias në Kuvendin e Kosovës, Veton Berisha e ka cilësuar si të papranueshëm gjestin e avokatit Tomë Gashi ndaj lypësit në sheshin Nënë Tereza.

Mbrëmë është publikuar një video ku avokati Gashi shihet duke shqelmuar paratë e një lypësi në sheshet e Prishtinës.

Deputeti egjiptias, Berisha ka thënë se veprimet e Gashit janë qyqare, raciste dhe tepër të liga.

Ky është reagimi i tij i plotë:

I pa pranueshëm gjesti i Tomë Gashit

Si deputet i Kuvendit të Kosovës, përfaqësues i një pjese të madhe të familjeve të varfëra në Kosovë nga komuniteti Egjiptian i dënoj ashpër veprimet e avokatit të mirënjohur njëheritë aktivist i Lëvizjës Vetëvendosje Tomë Gashit ndaj një lypsari në qendër të Prishtinës.

Veprimet e z. Gashi janë veprime qyqare, raciste dhe tepër të liga.

Tani e pyes z.Gashi si profesionist i së drejtës me shumë përvojë a duhet të trajtohet kështu njeriu nga njëriu apo të tillët janë përgjegjësi e shtetit dhe jo individit!!??

Mos u anko tani në pushtetin z. Gashi tani pushteti jeni ju!!!

Fillimi nuk po duket i mirë!!!

Veton Berisha
Deputet i Kuvendit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ikja e mjekeve nga Kosova dhe mungesa e specialistëve ka…