Deputeti i LDK-së për LV-në: Nuk lanë udhëheqës politik pa e shpallur hajn…

23 prill 2022 | 11:44

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e kanë shpallur tradhtar ish-presidentin Ibrahim Rugova e bashkëpunëtor të Serbisë kurse për ambasadorin e tyre të dyshuar si i përfshirë në skandale e shpallin si të pafajshëm sipas tij me “aktgjykim hyjnor”.

“Nuk lanë udhëheqës politik, ministër, deputet, kryetar komune, etj. pa i shpallur hajna, të korruptuar, mashtrues. Fakte? S’ju duheshin. Mjaftonte që këta kishin vendosur dhe pikë. Aktgjykim hyjnor, pa të drejtë sqarimi”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se çka i duhen gjykatat Kosovës kur “komitetet e Partisë nxjerrin aktgjykime hyjnore, të prera, përfundimtare…”

Postimi i plotë i tij:

E shpallën Rugovën tradhtar, antishqiptar e bashkëpunëtor të Serbisë. Fakte për këtë? As s’ju duheshin, as nuk i donin, as s’i kërkonin. Mjaftonte fjala e tyre, gjykimi i tyre ishte hyjnor, i prerë, përfundimtar.
Nuk lanë udhëheqës politik, ministër, deputet, kryetar komune, etj. pa i shpallur hajna, të korruptuar, mashtrues. Fakte? S’ju duheshin. Mjaftonte që këta kishin vendosur dhe pikë. Aktgjykim hyjnor, pa të drejtë sqarimi.
Ministrja shkelë një fëmijë 9 vjeçare dhe e akuzon vajzën se i ishte përplasur për veture. ”Ne i besojmë fjalëve të ministres”. Kaq. U mbyllë tema. E pafajshme! Aktgjykim i prerë hyjnor.
Ambasadori përflitet në Slloveni për transaksione të dyshimta përmes kompanisë së tij energjetike në Mal të Zi, Kosovë, Serbi, Slloveni. E gjitha kjo në kohë krize energjetike në Kosovë. “Ne i besojmë fjalëve të ambasadorit”. Mbyllet tema! Aktgjykim hyjnor.
Çka i duhen gjykatat Kosovës kur komitetet e Partisë nxjerrin aktgjykime hyjnore, të prera, përfundimtare…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri gjerman për Europën, Michael Roth, ka thënë se duhet…