Ish-ministri gjerman: BE-ja duhet t’i mbajë premtimet, t’ia heqë vizat Kosovës

23 prill 2022 | 11:30

Ish-ministri gjerman për Europën, Michael Roth, ka thënë se duhet të rritet besimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se kjo duhet bërë duke liberalizuar vizat për Kosovën dhe të hapen negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të ndihen të lëna pas dore. Rusia është gjithashtu duke destabilizuar rajonin. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet. Të nisin bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ebba Busch, kryetare e Kristandemokratëve është e habitur pse policia…