Deputeti i LV-së, Haradinajn e krahason me Ismet Hebibin dhe Seremb Gjergjin

13 gusht 2020 | 08:51

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, thotë se kandidatura e Ramush Haradinajt nuk është serioze, pasi që për këtë post kriter kryesor është uniteti që, sipas tij, i mungon atij. Për më tepër, ai e krahasoi kandidaturën e tij me të Ismet Hebibit dhe Seremb Gjergjit, njofton Klan Kosova.

“Për t’u bërë president duhet t’i plotësojë disa kritere, sidomos kriterin e unitetit, duke e marrë parasysh edhe angazhimin e tij. Të njëjtë e kemi edhe tani siç është edhe ai aktual dhe të tjerët që janë ardhur nga pazare politike. Këso lloj kandidaturash kemi pasur shumë herë siç është ajo e Seremb Gjergjit, Ismet Hebibit dhe plot të tjerëve që kanë shpallur kandidatura presidenciale dhe i kanë mbetur ende. Dihet se për të qenë president duhet të ketë kritere dhe natyrisht qytetarët s’i lejojnë.

Mënyra e shpalljes së kandidaturës së Haradinajt s’është serioze dhe po bëhet për arsye të pazareve politike. Arsyeja e gjithë kësaj është frika nga vota e qytetarëve. Ky synim i tyre është më shumë qesharake se sa që mund të jetë diçka serioze dhe e pranueshme për neve”, ka thënë ai.

Rrahmani ka treguar se koalicioni me PDK-në i partnerëve aktualë qeverisës po pritet të zyrtarizohet. “Tashmë kemi edhe njëfarë gare se kush po merr më shumë pushtet. Shumë shpejt vendi do të shkojë në zgjedhje dhe të vijë një tjetër në bazë të asaj që do të jenë rezultatet zgjedhore që, padyshim, se Vetëvendosja kurrë s’ka qenë më mirë dhe nesër do të jetë edhe më mirë. Në Qeverinë Kurti 2 do të ketë president kandidatura që përfaqësojnë unitetin dhe jo të tilla”, ka bërë me dije ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I emëruari i pritshëm presidencial demokrat Joe Biden dhe kandidatja…