Deputeti i LV-së: Ramush, është turp. Nuk do të dëshiroja të na shashë me nënë

16 qershor 2022 | 11:06

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gani Krasniqi, në fjalën e tij në seancën plenare, ka thënë se ai dhe deputetët e pozitës nuk ua kanë borxh që sipas tij “të shahen” nga deputetët e opozitës.

Krasniqi i është drejtuar edhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke i thënë se është turp që të “shajë”.

“Me fjalët që po na drejtohen disa nga kolegët, nuk ua kam borxh as nuk ua kemi borxh. Ramush është turp, je kah fton që disa herë, unë jam këtu, nuk do të dëshiroja që Ramushi të na shanë edhe me nanë, por e kemi sikur zotëriun këtu kryetar i grupit që na ka sha me nanë. Por, thonë se i shami të shanë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, jashtë Kuvendit janë mbledhur qindra veteranë të luftës të cilët po protestojnë për mos përfshirjen e kategorisë së tyre në Ligjin për pagën minimale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet e tyre në Severodonjeck, në…