Deputeti i partisë gorane kërkon të mos sulmohet nga qarqe të caktuara

15 shkurt 2020 | 14:20

Kryetari i Partisë Unike Gorane dhe njëherit deputeti i vetëm i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Adem Hoxha i cili bënë ojesë në grupin parlamentar 6+, ka reaguar ndaj shkrimeve që po i behen sipas tij me qëllime të caktuara. Deputeti Hoxha kujton se si deputet dhe i vetmi përfaqësues nga komuniteti goran në Kuvendin e Kosovës, kam kontribuar në tejkalimin e proceseve të rënda politike dhe kam dëshmuar qartë se komuniteti goran jo vetëm kërkon të respektohen të drejtat e tij, por edhe aktivisht kontribuon në zhvillimin e harmonisë multi etnike në Kosovë dhe zhvillimin e Kosovës në përgjithësi.

Reagimi i plotë i deputetit Hoxha:

Të nderuar qytetarë,

REAGIM

Që nga fillimi i angazhimit tim në jetën politike, jam ballafaquar me sulme të ndryshme të cilat kanë për qëllim, cenimin e integritetit tim si personal ashtu edhe politik. Si deputet dhe i vetmi përfaqësues nga komuniteti goran në Kuvendin e Kosovës, kam kontribuar në tejkalimin e proceseve të rënda politike dhe kam dëshmuar qartë se komuniteti goran jo vetëm kërkon të respektohen të drejtat e tij, por edhe aktivisht kontribuon në zhvillimin e harmonisë multi etnike në Kosovë dhe zhvillimin e Kosovës në përgjithësi.

Për angazhimin tim politik në kuadër të institucioneve të Kosovës jam sulmuar edhe nga ligjvënës jashtë Kosovës. Gjithashtu, ka një kohë të gjatë që nga disa mediume etiketohem në kontekst negativ, kryesisht disa media nga Regjioni përreth, por së paku edhe nga një media në Kosovë. I vetëdijshëm se kur je aktiv në jetën politike mund të ballafaqohesh me sulme të ndryshme, të gjitha sulmet ndaj meje i kam përballur me durim apo edhe shpesh me mos reagim fare.

Respektoj dhe çmoj jashtëzakonisht lirinë e medias. Ekzistimi i lirisë së media është tregues i demokracisë në kuadër të një shoqërie. Megjithatë më duhet të rikujtoj që në kuadër të legjislacionit të Kosovës, ekziston “Ligji civil kundër shpifjes dhe fyerjes”. Në qoftë se shpifja dhe fyerja është kryer përmes një mediumi, patjetër duhet të demantohet në të njëjtin medium. Ligji gjithashtu më jep të drejtë që jo vetëm si person i angazhuar politikisht, por edhe si qytetar, të kërkojë në procedurën gjyqësore të ndalet shpifja, fyerja dhe tërheqja e informacionit shpifës dhe fyes lidhur me personalitetin tim. Në rast se sulmet ndaj meje nuk ndalen, do të jem i detyruar të kërkojë të drejtën time përmes gjyqit.

Sërish, duke mos dashur askujt t’ia rrezikoj në çfarëdo mënyre imazhin që ka si medium, nuk do të përmendi as emrin e portalit. Si deputet dhe i vetmi përfaqësues nga komuniteti goran në Kuvendin e Kosovës, kam angazhime shumë më të rëndësishme dhe më prioritare. Andaj si person aktiv në politikë, si deputet, si qytetar, si bashkëshort dhe prind, bëj apel publik dhe kërkoj me mirësjellje nga këtë disa media të Kosovës të ndalin sulmet ndaj meje, mendoj që ato do të gjejnë vetën e tyre në apelin dhe kërkesën time.

Sinqerisht,

Adem Hodža

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti nga Munihu ka folur për marrëveshjen përfundimtare…