Deputeti Ismaili, bashkëshortja e tij dhe vajza infektohen me Covid-19
Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Uran Ismaili ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Me Covid është infektuar edhe bashkëshortja dhe vajza e Ismailit, ndërsa djali Omeri ka rezultuar negativ.
Lajmin e ka bërë me dije vet Ismaili përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Normalisht, sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do të qëndrojmë të mbyllur derisa ta kalojmë tërësisht këtë përballje me virusin”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë tij:
Pas disa simptomave të paraqitura te vajza Uma, dhe pas nënshtrimit të testit për Covid-19, unë, bashkëshortja Arizona dhe vajza Uma rezultuam pozitivë, ndërsa djali Omeri negativ. Normalisht, sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do të qëndrojmë të mbyllur derisa ta kalojmë tërësisht këtë përballje me virusin.
Duke u lutur për të gjithë të infektuarit që ta kalojnë pa probleme të mëdha këtë sfidë, shpresojmë që me ndihmën e Zotit edhe familja jonë ta kalojë lehtë.
Ju lutem, mbani maskat, kujdesuni për higjienën dhe ruajeni distancën, që ta mbroni veten dhe të tjerët.



