Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Greqi – Kosovë
14 tetor 2020
| 21:36
Pjesa e parë e ndeshjes mes Greqisë dhe Kosovës ka përfunduar me rezultat 0-0. Kjo ndeshje është e vlefshme për edicionin e dytë në Ligën e Kombeve.
Greqia e pati mundësinë më të mirë për të shënuar gol, por Muriq e ndali gjuajtjen e Anastasios Bakasetas nga penalltia. Në anën tjetër “dardanët” patën disa dalje të mira në sulem, por nuk arritën të konkretizojnë.
Greqia ka shtatë pikë të grumbulluara, derisa Kosova ka një pikë.
(Epoka e re)



