
Deputeti Ramadani bëhet baba për të tretën herë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani është bërë baba për të tretën herë.
Ramadani ka postuar një foto në profilin e tij në “Facebook”, aty ku ndan edhe lajmin për miqtë dhe mbështetësit e tij.
“Erdës e Reas iu shtua edhe një motër, ndërkaq unë e Mirjeta jemi të lumtur që e kemi edhe një vajzë.”, ka shkruar Ramadani.
Valoni ka edhe dy vajza tjera, Erda dhe Rea dhe tani atyre u ka lindë edhe një motër, Dua.
Postimi i plotë i deputetit Ramadani:
Erdës e Reas iu shtua edhe një motër, ndërkaq unë e Mirjeta jemi të lumtur që e kemi edhe një vajzë.
Mbrëmë u lind Dua të cilën po e prisnim plot gëzim dhe bashkë me Mirjetën janë mirë me shëndet.
Vajzat janë hare e shtëpisë dhe Dua e ka rritur edhe më shumë ngazëllimin te ne ❤️
Valon Ramadani