Deputeti Reçica vlerëson lartë vizitën e Degës së PDK-së në Zvicër dhe kryetarin Xhaka

20 tetor 2022 | 17:03

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh Koordinatori për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, Elmi Reçica, ka vlerësuar vizitën e delegacionit të Degës së PDK-së në Zvicër, të prirë nga kryetari Ragip Xhaka.

Kryetari z. Ragip Xhaka, së bashku me anëtarët e tjerë të kryesisë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë, ka shkruar Reçica, po informohen për së afërmi me gjendjen aktuale si dhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe krijimit të mundësive për investime kapitale nga mërgata jonë.

Postimi i deputetit Reçica: Patëm nderin dhe kënaqësinë që t`i mirëpresim në selinë qëndrore, delegacionin nga Dega e PDK-së Zvicër të kryesuar nga kryetari Ragip Xhaka, së bashku me anëtarët e tjerë të kryesisë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë dhe po informohen për së afërmi me gjendjen aktuale si dhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe krijimit të mundësive për investime kapitale nga mërgata jonë, dhe për këtë çështje delegacioni nga Zvicra ka vizituar Komunën e Mitrovicës, Drenasit, Hanit të Elezit, Kaçanikut, Ferizajt, Prizrenit, Skenderajt, Suharekës dhe Podujevës.

Po ashtu, delegacioni ka vizituar familjet e liderëve të luftës, të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
21.10.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjakovë 1.…