Deputeti Shabani priti në takim Ragip Xhakën me bashkëpunëtor

10 gusht 2022 | 20:25

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë, Isak Shabani, ka pritur në takim kryetarin e PDK-së për Zvicërr, Ragip Xhakën me bashkëpunëtor.

Delgaconi i PDK-së nga Zvicra i kryesuar nga kryetari Xhaka, shprehën gatishmërinë për ta ndihmuar degën e PDK-së në Podujevë, që ky subjekt të kthehet si partia e parë në këtë komunë.

Shabani i ka falënderuar delegacionin nga Zvicra për punën që po bëjnë ata në gatishmërinë e tyre për ta ndihmuar degën e PDK-së në Podujevë si dhe kontributin e madh që diaspora shqiptare ka bërë në të mirën e vendit.

Postimi i plotë i Shabanit:

Sot, pata nderin dhe kënaqësinë të takoj kryetarin e PDK-së për Zvicër, Ragip Xhaka (babai i futbollistëve Taulant dhe Granit Xhaka), Shaip Kadriajn sekretar i Degës dhe anëtarin e kryesisë Ali Shehollin, veprimtar i çështjes kombëtare.

I falënderova për urimet që më bënë (si deputet dhe kryetar i PDK-së në Podujevë), dhe shpreha mirënjohje për kontributin e madh që diaspora shqiptare ka bërë në të mirën e vendit.

Detyrë e mëtejme mbetet përkushtimi në zhvillimin ekonomik dhe avancimi i demokracisë në vend.

Bashkë do ia dalim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të…