Deputeti turk ndërron jetë dy ditë pasi pësoi sulm në zemër gjatë fjalimit në Kuvend

14 dhjetor 2023 | 12:24

Hasan Bitmez, deputet opozitar në Turqi, vdiq të enjten, dy ditë pasi kishte pësuar sulm në zemër e pasi kishte rënë në tokë në sallën e Kuvendit, përderisa po përfundonte një fjalim me kritika ndaj politikave qeveritare ndaj Izraelit.

Deputeti Bitmez ishte pjesë e partisë opozitare “Saadet”. Ai vdiq në një spital në kryeqytetin Ankara, tha para gazetarëve ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca.

Bitmezi ishte i martuar dhe baba i një fëmije. Gjatë transmetimit të seancës para dy ditëve, ai ishte parë duke rënë në dysheme, pasi kishte qëndruar në foltore, raporton agjencia “Reuters”.

Deputeti ishte duke e kritikuar partinë e presidentit Rexhep Erdogan për tregtinë e vazhdueshme me Izraelin pavarësisht nga lufta në Gaza e pavarësisht nga kritikat e ashpra retorike të Qeverisë ndaj bombardimit të Gazës nga Izraeli.

ParalajmërimPamje të ndjeshme!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka demantuar kryenegociatorin e Kosovës…