Deputeti ukrainas godet në fytyrë përfaqësuesin rus në Ankara

05 maj 2023 | 00:51

Një ligjvënës ukrainas goditi me grusht në fytyrë një përfaqësues rus në margjinat e një takimi të Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, një organizatë ku Rusia dhe Ukraina janë anëtarë.

Lajmi u bë i ditur nga botimi italian “Corriere della Sera”.

Në videon e publikuar në Twitter nga Jason Jay Smart i Kyiv Post, përfaqësuesi ukrainas shihet duke mbajtur një flamur të Kiev-it mbi supe të një gruaje që duket se është e angazhuar në një lidhje video.

Në atë moment, përfaqësuesi rus ndërhyn për t’i rrëmbyer nga duart flamurin ukrainas, në të qeshurat e atyre që filmojnë atë që po ndodh.

Reagon ukrainasi, duke e ndjekur rusin dhe duke e goditur disa herë në fytyrë për të rimarrë flamurin. Përplasja më pas shkëputet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet SYLEJMANI Ish-të burgosurit politik janë të shumtë te populli…