Deputetit të LVV’së i vdes babai

22 shkurt 2020 | 19:57

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar sot përmes rrjetit social Facebook se babai i tij ka ndërruar jetë.

Bulliqi, në njoftimin e tij, ka thënë se babai i tij kishte pasur një sëmundje të shkurtër, e cila ia mori jetën në moshën 76-vjeçare.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Llugë, nga orën 15:00.

“Njoftojmë farefisin dhe miqtë se pas një sëmundje të shkurtë, ka ndërruar jetë babai im, Nazmi Avdullah Bulliqi, në moshën 76 vjeçare. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në varrezat e fshatit Llugë, nga ora 15:00”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Feronikelit me anë të një njoftimi për medie…