Feronikeli ndan rrugët me Bunjakun dhe Sopin

22 shkurt 2020 | 19:46

Skuadra e Feronikelit me anë të një njoftimi për medie ka njoftuar se janë ndarë rrugët me këshilltarin e presidentit Albert Bunjaku dhe trajnerin e klubit të Feronikelit, Agim Sopi.

Njoftimi i plotë I Feronikelit:

Pas ndeshjes së sotme, drejtues të KF Feronikelit kanë mbajtur takim me këshilltarin e presidentit z. Albert Bunjaku dhe trajnerin e klubit të Feronikelit, z. Agim Sopi.

Me një marrëveshje të dyanshme dhe pas një takimi krejtësisht miqësor, u vendos që të ndahen rrugët mes dyshes Bunjaku dhe Sopi, me klubin e Feronikelit.

Klubi i futbollit Feronikeli, i uron shumë suksese z. Bunjakut dhe z. Sopi në hapat e tyre të mëtutjeshëm dhe i falënderon për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës sa ishin në klub.

Për detaje të reja, do të njoftojmë me kohë opinionin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati demokrat për presidencialet amerikane, Bernie Sanders ka paralajmëruar Rusinë…