Deputetja britanike: Britania duhet ta zgjasë mandatin e trupave të saj në kuadër të KFOR-it

09 korrik 2023 | 13:52

Deputetja dhe kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Britaninë e Madhe, Alicia Kearns, ka dalë me një kërkesë për kryeministrin britanik, Rishi Sunak.

Ajo i ka kërkuar atij që Britania ta zgjasë mandatin e trupave të saj në kuadër të KFOR-it.

“Jemi në epokën e diplomacisë parandaluese, koha për të mbrojtur stabilitetin është tani”, ka shkruar Kearns në “Twitter”.

Ajo ka shtuar se “mbrojtja nuk është përshkallëzim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milorad Dodik, presidenti i entitetit të dominuar nga serbët në…