Deputetja e LDK-së publikon një fotografi të Titos me babanë e Vuk Hamoviçit

29 qershor 2026 | 23:37

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka publikuar një fotografi ku shfaqen drejtues ushtarakë të ish-Jugosllavisë.

Në fotografi, sipas saj, shihen Josip Broz Tito dhe Rade Hamoviç, babai i Vuk Hamoviçit, i cili, sipas pretendimit të deputetes, aktualisht furnizon Kosovën me energji elektrike përmes rrjetit të transmisionit.

“Kush nuk po i njeh personat në fotografi, aty gjendet Josip Broz Tito, ndërsa pranë tij është Rade Hamoviç, babai i Vuk Hamoviçit, i dekoruar me titullin ‘Hero i Popullit’, një çmim jugosllav, kuptohet.

Kjo është edhe koha kur ripushtohet Kosova, në vitet 1940.

Duket se ai regjim ka përfunduar, por jo edhe kompania e djalit të tij. Vuk Hamoviç po rilicencohet nga Kosova me Albin Kurtin, ndonëse ky i fundit e kishte quajtur ‘mafie energjetike’.

Asnjëherë nuk ka dalë askush nga Qeveria, kabineti i Kurtit, ZRRE-ja apo KOSTT-i për të dëshmuar me prova se tregtarët e energjisë për Kosovën nuk e marrin energjinë nga Vuk Hamoviçi me shokë.

As nuk pres që të dalin, sidomos tani kur dyshimet për manipulime dhe keqpërdorime janë pranuar nga vetë ZRRE-ja, e cila ka konstatuar se është manipuluar çmimi i energjisë elektrike përmes bartjes dhe tregtisë së saj.

Çfarë bën Kurti me kabinetin? I jep dritën e gjelbër rilicencimit të regjimit, të asaj që ai vetë e ka quajtur mafie energjetike, duke refuzuar dhe shtyrë pafund investimet”, ka shkruar deputetja Janina Ymeri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd ka…