Deputetja e PDK-së: Projektligji për Byronë shtetërore, iniciativë joserioze

07 korrik 2022 | 12:58

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, para deputetëve në Kuvend ka folur në lidhje me Projektligjin nr.08/L-121 për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ajo ka thënë se në politikë e mundshmja dhe e drejta shpesh ndahen nga një “fije e hollë”.

“Në politikë e mundshmja dhe e drejta shpesh ndahen nga një fije e hollë, por e mundshmja kurrë nuk mund ta zëvendësojë të drejtën dhe një shtet ligjor e demokratik nuk do të duhej të kishte të mundshme jashtë saj çka konsiderohet e drejtë, sepse kjo do të ishte e padrejtë”,ka thënë Deliu.

Më tutje, Deliu-Kodra ka thënë se kjo është një iniciativë joserioze, e pamatur dhe e vobektë.

“Vetëvendosja me këtë projektligj ka provuar të ndërrojë këtë formulë, duke tentuar ta bëjë të mundshmen të drejtë, sepse krejt çka paraqet kjo nismë është që votat i ka për ta bërë të mundshme. Kjo iniciativë që është aq joserioze, e pamatur dhe e vobektë, s’ka të bëjë me drejtësinë e as me ligj”, ka thënë Deliu-Kodra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes së Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila,…