Deputetja e Vetëvendosjes kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit

28 janar 2020 | 11:44

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, pas seancës për çështjen e ndërtimeve te liqeni i Badovcit në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka kërkuar nga Shpend Ahmeti që të jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të kryeqytetit.

Ajo ka thënë se edhe 30 mijë qytetarë janë duke e kërkuar dorëheqjen e Ahmetit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës tani në Asamblenë Komunale ku po diskutohet për mbrojtjen e Badovcit tha se nuk e ka ndërmend të jep llogari para qytetarëve për dhënien e kushteve të ndërtimit në kundërshtim të plotë me ligjin. Kryetar mbi 30 000 qytetarë po kërkojnë tërheqjen e kushteve të ndërtimit. Nëse nuk je i gatshëm me respektuar vullnetin e qytetarëve dhe me respektuar ligji jep dorëheqje”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 1.5 milion njerëz e kanë përkrahur një…