Nënkryetarja e Vetëvendosjes: Ligji për pagat është një mashtrim

16 janar 2019 | 14:11

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet nënkryetares Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka mbajtur të mërkurën një konferencë për medie, në të cilën ka folur për grevën e punëtorëve të shëndetësisë.

Ajo ka thënë se prej më shumë se tri javësh, kirurgët në Qendrën Klinike Universitare po mbajnë një grevë me mbi 200 mjekë, të cilëve tani i është bashkangjitur edhe Ortopedia, Institutet Paraklinike dhe Spitali i Ferizajt.

Mulhaxha-Kollçaku ka theksuar se menjëherë pas formimit të saj, qeveria u sigurua që vendimin e parë të rëndësishëm të merrte atë për rritjen e pagave për veten e saj në një masë prej 100 për qind.

“Kjo qeveri e ka sjellë buxhetin e vitit 2019 pa e projektuar brenda tij zbatimin e ligjit për paga dhe ligji nëse miratohet është e pamundur të zbatohet brenda këtij vitit sepse nuk ka buxhet për të”, ka thënë ajo.

Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se greva e personelit mjekësor po zhvillohet në një kohë kur po mbahen edhe grevat e minatorëve dhe ajo e punonjësve të arsimit. Sipas saj, punonjësit e sektorit publik janë thellësisht të pakënaqur me mënyrën se si po trajtohet shteti dhe punonjësit e tij nga qeveria aktuale.

“E kanë nxitur këtë ortek të pakënaqësisë. Krejt kjo që po ndodh është pasojë e një vendimi të njëanshëm për rritjen e pagave për veten”, ka thënë deputetja Mulhaxha-Kollçaku, duke shtuar se ashtu siç është i planifikuar, pa buxhetin përkatës, ligji për pagat është një mashtrim.

“Qeveria do të duhet t’i shpjegojë mjekëve dhe qytetarëve se prej ku do t’i marrë mjetet financiare për plotësimin e kërkesave të tyre, në një kohë kur nuk është vendosur një buxhet për to. Pa buxhetin përkatës, ky ligj do të mbetet një copë letre”, ka deklaruar Mulhaxha-Kollçaku.

/Epoka e re/

Nga rritja e pagave qeveritare te përshkallëzimi i grevave

Nga rritja e pagave qeveritare te përshkallëzimi i grevaveLëvizja VETËVENDOSJE! përmes nënkryetares Fatmire Mulhaxha Kollçaku mbajti konferencë për media mbi grevën e punëtorëve të shëndetësisë. Prej më shumë se tre javësh, kirurgët në Qendrën Klinike Universitare po mbajnë një grevë me mbi 200 mjekë, të cilëve tani i është bashkangjitur edhe Ortopedia, Institutet Paraklinike dhe Spitali i Ferizajt.Menjëherë pas formimit të saj, qeveria u sigurua që vendimin e parë të rëndësishëm të merrte atë për rritjen e pagave për veten e saj në një masë prej 100%. Ndërkohë, për ligjin për pagat për këtë vit nuk ka denjuar të parashikojë buxhet përkatës.Fatmire Mulhaxha Kollçaku u shpreh se, “Kjo qeveri e ka sjellë buxhetin e vitit 2019 pa e projektuar brenda tij zbatimin e ligjit për paga dhe ligji nëse miratohet është e pamundur të zbatohet brenda këtij vitit sepse nuk ka buxhet për të”.Greva e personelit mjekësor po zhvillohet në një kohë kur po mbahen edhe grevat e minatorëve dhe ajo e punonjësve të arsimit. Punonjësit e sektorit publik janë thellësisht të pakënaqur me mënyrën se si po trajtohet shteti dhe punonjësit e tij nga qeveria aktuale.“E kanë nxitur këtë ortek të pakënaqësisë. Krejt kjo që po ndodh është pasojë e një vendimi të njëanshëm për rritjen e pagave për veten”, shtoi deputetja Kollçaku.Ashtu siç është i planifikuar, pa buxhetin përkatës, ligji për pagat është një mashtrim. Qeveria do të duhet t’i shpjegojë mjekëve dhe qytetarëve se prej ku do t’i marrë mjetet financiare për plotësimin e kërkesave të tyre, në një kohë kur nuk është vendosur një buxhet për to. Pa buxhetin përkatës, ky ligj do të mbetet një copë letre.

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Mittwoch, 16. Januar 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica e klubeve të sportit të skijimit në Kosovë, po…