Deputetja Hadergjonaj: Opozita po thërret seanca koti

17 mars 2019 | 13:52

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Safete Hadergjonaj, ka thënë se opozita shpesh herë është duke mbledhur nënshkrime për të thirrur seanca koti.

Hadergjonaj ka thënë se këto veprime opozita është duke i bërë vetëm për të përhapur dezinformata.

“Këta kanë thirrë seanca që kanë thelluar edhe më tutje ndarjen e faktorit shqiptar që askujt nuk i shkon përshtati një gjë e tillë, pos atyre që duan të na bëjnë pikë e pesë për ta dobësuar shtetin tonë”, ka shkruar Hadergjonaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi plotë i Hadergjonajt:

Duke u përpjekur për të qenë në top agjendë partitë opozitare, shpesh kanë mbledhë nënshkrime për të bërë seanca koti, kanë thirrë seancë duke përhapur dezinformata se po shkatërrohet shteti, kanë fut frikë e panik tek qytetarët, në vend se të tregohen unik në raport me interesin e shtetit e të marrin pjesë në ekipin negociator, këta kanë thirrë seanca që kanë thelluar edhe më tutje ndarjen e faktorit shqiptar që askujt nuk i shkon përshtati një gjë e tillë, pos atyre që duan të na bëjnë pikë e pesë për ta dobësuar shtetin tonë.

Është kërkuar me urgjencë në ditën e Epopesë së Jasharajve, të mbahet kjo seancë prapë me propagandën e madhe se po ikë rezerva e shtetit, po rrezikohet vendi financiarisht, mirë është bërë që nuk u mbajt në një ditë të shënuar të historisë së kombit tonë, por u shty seanca për sot, dhe e gjithë kjo bëhet me apo pa argumente politike, me apo pa argumente të shifrave vetëm sa për të bërë zhurmë e me mbajte në tension qytetarët.

Me shpenzimin e rezervës së qeverisë nuk rrezikohet stabilitetit makrofiskal, nuk rrezikohet shteti nuk bije vendi në krizë financiare, por është shumë e rëndësishme që për shpenzimin e këtij kodi buxhetor për mjete rezervë të respektohet ligji të ketë transparencë dhe llogaridhënie.

/Epoka e re/

Duke u përpjekur për të qenë në top agjendë partitë opozitare, shpesh kanë mbledhë nënshkrime për të bërë seanca koti,…

Gepostet von Safete Hadergjonaj am Sonntag, 17. März 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionët e Golden State kanë triumfuar 110-88 në fushën e…