Deputetja maqedonase: Nga sot jam shqiptare

19 mars 15:47

Në koordinim të organizuar me VMRO-DPMNE-në, Komiteti Komunal nga partia e tyre në Karposh, në krye me kryetarin e këtij komiteti, Sasho Llazarevski, dhe këshilltarin aktual në Komunën e Karposhit, Toni Jarevski, kanë protestuar mbrëmë para shtëpisë së deputetes së LSDM-së, Frosina Remenski.

Deputetja e LSDM-së ka shkruar në llogarinë e saj në “Facebook” se kësaj radhe nuk pret që askush t’i padisë ata që protestuan para shtëpisë së saj, pasi do ta dorëzojë vet padinë në gjykatë me të gjitha faktet që posedon.

“Nga tash jam edhe maqedone, shqiptare, turke, rome, boshnjake, dhe serbe. Më thoni si të doni, sepse e di që ua dua të mirën të gjithëve pa marrë parasysh përkatësin etnike dhe nacionalitetin”, ka shkruar Remenski.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stafi mbështetës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK)…