Deputetja Musliu: LDK-ja dhe LV-ja po duan ta shuajnë historinë e shqiptarëve

18 tetor 2018 | 11:28

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kritikuar deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes për mospjesëmarrjen në seancën e kaluar ku nuk ka arritur të votohet Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Musliu ka thënë se këto parti e kanë të mbushur trurin vetëm me pushtet.

Ajo ka thënë se LDK-ja dhe Vetëvendosje janë duke dashur ta shuajnë historinë e shqiptarëve.

“Ne asnjëherë nuk kishim besuar që një parti si LDK-ja të rrinte jashtë sallës javën e kaluar, dhe nuk do të votonte për një ligj që është vetë bazamenti i shtetit. Nuk besonim që një parti që e ka gojën plot bashkim kombëtar si Vetëvendosje të mos e votojë Ligjin për Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’”, ka thënë Musliu gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës në Kuvendin e Kosovës.

Më tutje, deputetja Musliu ka thënë se dikush është i interesuar që të rrënohen kullat e Jasharëve.

Musliu u ka bërë thirrje partive politike që të bëhen bashkë për ta votuar këtë ligj.

“PDK-ja sot me të drejtë pyet kush po frikësohet nga komandanti legjendar. Edhe sot ne bëjmë thirrje te të gjitha partitë që të bashkohen dhe ta votojnë Ligjin për Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’. Sot pasi nesër do të jetë vonë”, ka deklaruar Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip…