Derbi i Arsenalit

02 dhjetor 2018 | 17:02

Skuadra e Arsenalit e ka fituar ndeshjen që kishte disa herë ndryshim rezultati ndaj Tottenhamit, me rezultat 4-2.

Pierre-Emerick Aubameyang e kaloi Arsenalin në epërsi me golin e shënuar nga penalltia. Eric Dier e barazoi rezultatin në 1-1, kurse Harry Kane me golin e shënuar nga penalltia i kaloi mysafirët në persi 1-2.

Në pjesën e dytë Arsenali ishte skuadër më e mirë, pasi shënoi dy gola dhe e përmbysi rezultatin ndaj “Spurs”. Pierre-Emerick Aubameyang barazoi shifrat në 2-2, kurse Alexandre Lacazette dhe Lucas Torreira shënuan golat e fitores. Duhet cekur se në pesë minutat e fundit, Tottenhami luajti pa një lojtar pasi me karton të kuq u ndëshkua Vertonghen.

Dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi patën paraqitje të mirë, por u ndëshkuan edhe me kartonë të verdhë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) me mbështetjen e Qeverisë së…