Derbi i skuadrave të Kosovës në Ligën Ballkanike

11 dhjetor 2019 | 12:41

Sonte do të zhvillohet derbi i skuadrave të Kosovës në Ligën Ballkanike. Rahoveci e pret Pejën në përballjen që fillon nga ora 19:00 në palestrën “Mizair Isma”.

“Vreshtarët” do të kërkojnë fitoren e parë në BIBL, ku deri më tani kanë pësuar katër humbje, kurse pejanët kanë dy fitore dhe një humbje. Në takimin e parë mes këtyre dy skuadrave në Ligën Ballkanike, fitore shënuan “verdhezinjtë”.

Për Rahovecin kjo është hera e parë që marrin pjesë në BIBL, derisa Peja është rikthyer në këtë garë dhe shpreson që të triumfojë në fund. Ndeshja e sotme pritet të jetë shumë interesante me dy skuadrat që kanë treguar lojëra të mira edhe në Superligën e Kosovës në basketboll.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është nënshkruar marrëveshja mes Forumit të Dhomës së Investimeve të…