Gjermania mbështet aftësimin profesional në Ballkanin Perëndimor
Është nënshkruar marrëveshja mes Forumit të Dhomës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bankës Gjermane për Zhvillim.
Nënshkrimi i marrëveshjes është organizuar sot nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Malit të Zi, i cili u realizua mes Forumit të Investimeve të Dhomave së Ballkanit Perëndimor dhe Bankës Gjermane të Zhvillimit, përmes Fondit Rajonal të Sfidave, i cili jep fonde të aprovuara nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Projekti ka për qëllim zhvillimin e arsimit profesional, përmes të cilit do të ofrohen ekspertiza për profesionalizimin e fuqisë së punës për nevojat e tregut të punës.
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Milutin Simoviç falënderoi Bankën Gjermane dhe Ministrinë Federale Gjermane për fondet e ofruara për aftësimin profesional të fuqisë punëtore në Ballkanin Perëndimor dhe promovimin e ideve inovatore.
Ai po ashtu foli për domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal në nivelin politik, ekonomik dhe i sigurisë, por siç tha ai bashkëpunimi në këto nivele nuk është aspak i mundur pa avancimin e arsimit dhe aftësimin e të rinjve dhe stafit profesional.