Derbi i takoi Prishtinës

25 nëntor 2018 | 13:20

Skuadra e Prishtinës e ka fituar kryendeshjen e javës së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Prishtina në mbrëmje në Gjilan fitoi ndaj Dritës me rezultat 33:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 12:12, por prishtinasit në pjesën e dytë kishin dukshëm më shumë nga loja.

Drita e kishte mposhtur Prishtinën në kryeqytet në javën e parë kampionale, por nuk mundi të fitoi edhe në Gjilan.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga ora 14:30 në “Vitality Stadium” zhvillohet ndeshja në mes…