Derbi i takon Lazios

03 nëntor 2019 | 22:58

Lazio e ka mposhtur Milanin në kuadër të javës së 11-të në Serie A.

Ndeshja që u zhvillua në San Siro përfundoi me rezultat 1-2 në favor të skuadrës romake.

Goli i parë në këtë takim u shënua nga Ciro Immobile që realizoi në minutën e 25-të nga asistimi i Manuel Lazzarit.

Por, pas vetëm tre minutash, Rossonerët i barazuan shifrat fal auto-golit të shënuar nga Bastor, duke bërë që pjesa e parë të përfundonte 1-1.

Pjesa e dytë ishte në favor të Lazios, që arriti ta realizonte golin e fitores me anë të Joaquin Correas në minutën e 83-të.

‘Djajtë’ tentuan që të merrnin së paku një pikë nga ky takim, por Lazio ishte e vendosur ta ruante epërsinë dhe nuk lejoi hapësira. Pas javës së 11-të, Milani gjendet në vendin e 11-të me 13 pik, ndërsa në javën e 12-të do t;i shkojë Juventusit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë investimet e huaja llogariten në vlerën e 220…