Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit

28 tetor 2021 | 15:06

Nesër (e premte) do të zhvillohet derbi ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit, në kuadër të javës së katërt të Superligës së Femrave. Takimi do të zhvillohet nga ora 19:00 në Therandë, për shkak se Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë është i zënë.

Përballja pritet të jetë shumë interesante, pasi këto dy skuadra kanë luftuar për trofe në vitet e fundit në basketbollin e femrave dhe rivaliteti mes këtyre dy skuadrave është i madh. Në edicionin e kaluar Prishtina fitoi Kupën, kurse Bashkimi fitoi Superkupën. Skuadra prishtinase në këtë edicion ka tri fitore në tri ndeshje, kurse ajo prizrenase dy fitore dhe një humbje.

Kampionia, Penza do të sfidohet të shtunën nga Kastrioti. Vashat pejane kanë tri fitore në tri ndeshje, ndërsa ajo ferizajase tri humbje në tri ndeshje. Të dielën përballen Trepça dhe Vëllaznimi. Skuadra mitrovicase ka një fitore dhe dy humbje, kurse ajo kuqezi tri humbje në tri duele të zhvilluara në këtë edicion.

Superliga e Femrave – Java 4

Të premten takohen:
19:00 Prishtina – Bashkimi

Të shtunën takohen:
12:00 Kastrioti – Penza

Të dielën takohen:
12:00 Trepça – Vëllaznimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ideja e…