Derbi Trepça ’89 – Llapi, mbyllet me këtë rezultat

21 tetor 2018 | 16:49

Derbi i xhiros së njëmbëdhjetë në elitën e futbollit të Kosovës, mes Trepçës ’89 dhe Llapit përfundoi me rezultat 1-1.

Ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë ishte e tensionuar dhe gjyqtari kryesor shpërndau dy karton të kuq, për secilin skuadër nga një. Në minutën e 17-të, Gucev Blagoj shënoi për 1-0, por mysafirët barazuan dhjetë minuta me vonë.

Në minutën e 36-të, Llapi mbeti pa një lojtar, pasi Mentor Zhdrella u ndëshkua me karton të kuq. në fund të pjesës së parë edhe golashënuesi i 89-shit, Gucev Blagoj u përjashtua me karton të kuq. Në pjesën e dytë gola të tjerë nuk pati dhe ndeshja përfundoi 1-1. Trajneri Bekim Shotani debuton me barazim si trajner i Llapit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiq, ka thënë…