Dërguti tallet me deputetin Abrashi: ‘Goxha do kushte duhet m’i plotësu për t’i thënë dikujt babë’

13 dhjetor 2023 | 15:27

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, e ka tallur keq deputetin e LV-së, Artan Barashi, i cili sot kryeministrin Albin Kurti e ka quajtur babë.

Ajo në “Facebook”, ka shkruar se nga rajoni që vjen ajo duhet të plotësohen disa kushte për ta quajtur dikën baba.

“Knej kah na, koxha do kushte duhet me i plotësu për me i thanë dikujt babë”, ka shkruar Dërguti.

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, e ka bërë kryeministrin Albin Kurti babadimër.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një fotografi në të cilën kryeministri duket me kapelë të babadimrit dhe disa dhurata.

Në foto shkruan “Gëzuar Vitin e Ri 2024! E ka leshu dorën BABA-dimri”.

Këtë fotografi e ka postuar pasi Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për të ndarë nga 100 euro shtesë për pensionistët dhe fëmijët për fundvit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti portugez dhe lojtari i Al Nassr, Cristiano Ronaldo, tha…