Deri kur do të na shiten trojet tona?

19 dhjetor 10:39

Prof. dr. Hakif Bajrami

Tradhtia që nuk po vdes po merr ves, vetëm politikanët patriotë mund ta ndalin (2)

I njëjti, Eduard Grei, më 12 gusht 1913 në Londër, deklaroi: “Vështirësia për të arritur në një marrëveshje me kufij të veçantë (të Shqipërisë) ka qenë shumë e madhe. Secili do të kujtojë se sa të vështirë dhe sa kritikë kanë qenë në ndonjë rast çështjet që kanë dalë për caktimin e kufijve veriorë e verilindorë të Shqipërisë. Ato gjetën zgjidhje disa kohë më parë. Tani (1913) ne kemi arritur në një marrëveshje për caktimin, me disa kushte, të kufijve jugorë e juglindorë të Shqipërisë, gjë do ta plotësojë caktimin e gjithë kufijve të këtij shteti. Unë e di fare mirë se kur gjithçka do të bëhet e njohur, kjo zgjidhje në shumë pika do të japë shkas për kritika të forta nga kushdo që e njeh vendin dhe që gjykon çështjen nga një pikëpamje e ngushtë lokale. Duhet të mos harrohet se gjatë përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje të tillë qëllimi kryesor ka qenë që të ruhet marrëveshja midis Fuqive të Mëdha dhe, në qoftë se vendimi mbi Shqipërinë e ka siguruar këtë, atëherë ai e ka bërë punën më të rëndësishme në dobi të paqes në Evropë” (Për këtë shiko: J Sicire, The Rise of a Kingdom, London 1929, p. 151/2).
Deri kur do të na shiten trojet tona? Çka ndodhi më 1914-1918. Ndodhi kaspahanja më e madhe në histori. Ja çfarë paqe qenka siguruar duke i shitë (okupuar tri vilajete shqiptare dhe duke kërcënuar Shkodrën, të cilën provoi ta shes Esad Pasha. E posedoi fotografinë sekrete, duke ia dhuruar Esadi, çelësat e Shkodrës oficerit serbo-malazez). Tani shtrohet pyetja kush qëndron pas zbritjes së kufitarëve malazezë më 12 janar 2009 për 6 kilometra në brendi të Rugovës. E Enciklopedia e Arsimit e Jugosllavisë thotë: “Klisyra e Rugovës shtrihet prej Pejës e deri në Çakorr”).
Për çështjen shqiptare më 1919 në Konferencën e Versajit do të thuhet nga një malazezë: Në konferencat e pagës pas Luftës Parë Botërore, nuk është bërë tregti si me asnjë vend tjetër sikurse është rasti me popullin shqiptar. Oficerët serbianë i kishin të njohura metodat e viteve 1877/8, dhe më 1918 provonin t’ua kalojnë atyre barbarive”. Evropa në Versaj heshti”. Deri kur?

b). Çfarë ndodhi më 1926 rreth kufirit Shqipëri – Jugosllavi?

Protokolli për kufirin Shqipëri-Jugosllavi u nënshkrua në Firencë më 26 korrik 1926. Këtij protokolli iu bashkëngjit njoftimi për ndërtimin e gurëve kufitar; iu bashkëngjit – harta përshkruese të gurëve kufitar dhe vijës kufitare; përshkrimi i përgjithshëm i vijës kufitare; harta e kufirit Shqipëri-Jugosllavi në proporcion 1 me 5 000; harta e përmbledhëse e Shqipërisë në proporcion 1 me 500 000, në mënyrë që të dihet se deri ku janë kufijtë e shtetit në Pazar-Shqipërisë”. Deri kur? Dosjes iu bashkëngjitën – protokolli për haxhillëk të shqiptarëve në Shën Naum (ia fali Zogolli edhe pse e fitoi gjyqin, Pashiqit!!!): Protokolli për tregti në Regjionin e Gjakovës (Malësia me qytetin). Deri kur ky tretman?; deklarata e dy delegacioneve (shqiptare dhe jugosllave) për Komisionin ndërkombëtar për kufijtë e pranuar. Këto të mira ua solli Zogolli shqiptarëve. Këto dokumente ndërshtetërore nuk janë praktikuar me rastin e nënshkrimit të “vijës kufitare Republika e Kosovës me Republikën e Malit Zi më 2015”.

c). Edhe nazifashistët në çështjen e tokave shqiptare i kopjuan parafashistët e çdo lloji

Më 1941-1944 Herman Nojbaher, do të projektojë shpërngulje të shqiptarëve nga Qarku i Mitrovicës për ta ruajtur Trepçën: “Popullsia e Qarkut Mitrovicës (Podujevë, Vushtrri, Mitrovicë dhe Pazari i Ri) duhet shqiptarët t’i shpërngulë në Zonën Italiane, sepse vetëm atëherë do të pushojë ambicia për t’iu bashkuar shqiptarët Shqipërisë nën Musolinin. Më tutje çështja e Trepçës nuk do të jetë kontestuese për neve (gjermanët), sepse me M. Nediqin jemi në dakordanc të plotë” (Shiko: AVIIB, Mirofilm – PRAG 1941/44). Deri kurë me pazare të tilla?

d). Edhe komunistët jugosllavë nuk donin të mbetnin duarthatë

Më 1944/5 dihen makinacionet titiste për ta okupuar Kosovën. Së pari Tito e degradoi Shtabin Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës në Shtab Operativ më 2 shtator 1944, nën vartësinë e Shtabit Kryesor të Serbisë. Pas këtij atentati ushtarak vinte në radhë atentati politik (31 mars 1945) e në fund ai institucional që ndodhi në Prizren më 10 korrik 1945 në rrethim të plotë të OZN-së famëkeqe.
Në vijim pa asnjë fakt Tito për hatër të serbianëve vendosi diktaturë ushtarake më 8 shkurt 1945 në Kosovë, nën komandën e një gjenerali urrejtës serb (Sava Derleviq) duke vendosur edhe Gjykatë ushtarake në krye me Milivoje Peroviqin, për t’iu kërcënuar Fadil Hoxhës dhe Miladin Popoviqit më 19 shkurt 1945, të cilët shkuan në Beograd për ankesë ndaj mizorive që bënin serbianët, malazezët dhe maqedonët ndaj shqiptarëve. Morën kërcënim nga M. Gjillasi se: “Kosovën duhet ta ndajnë Serbia dhe Mali i Zi”. Deri kurë të vihet çdo luftë shqiptare në fatin e fqinjëve grabitqarë vrasës?

e) R. Hollbruk dhe R. Kuk kërcënoheshin si në orkestër 1998/9

Më 1998/9 Riçard Hollbruk kërcënohej para Bac Adem Demaçit: “UÇK-ja është në indeksin shtetëror si Organizatë terroriste”. Baca, jo, UÇK-ja është çlirimtare. Ajo bënë luftë të drejtë dhe me përpikëri u përmbahet Konventave të Gjenevës 1948/9. Ja ku janë në origjinal. Zonat tona të luftës u përmbahen këtyre Konventave në përpikëri”. Shumë ndryshe silleshin disa politikanë shqiptarë pacifist, në krye me “kryepolitikanin” për UÇK-në. Realiteti nuk mund të shlyhet. Qëndrimet kanë mbetur. Tjetër çështje është sot kompromisi i cili është mirë që pajtimi të ndodhë. Po kush i shëron plagët e Jasharëve…që simbolizojnë të gjitha vuajtjet e Kosovës.
Tani çka na porositin disa miq për demarkacionin, madje edhe udhëheqësit e Shqipërisë: Kryetari i Qeverisë dhe kryetari i parlamentit, të cilët e me Greqinë, harruan se çështjen e tyre, e bartën në Kushtetuese, e cila i nxori nga këneta politike e tragjedive të shumta të kombit tonë. Ndaleni turrin politikanë. Çka na porositin disa shtete mike kur vet me qindra vite kanë bërë konteste me fqinjët. Nuk është e vërtetë se vizat nuk kanë ardhur për Kosovën, për shkak të kushteve që janë vënë edhe me inateve të brendshme, por ato viza “fantome” nuk do t’i kemi përderisa pese shtete të BE-së nuk na pranojnë. Vetoja e tyre është e sigurt. Pse po e rrejmë popullin, pse po i fyejmë profesionalistët me shprehje: “pallavra”, “gjepura”, e gjetje tjera nga arsenali i pozitës dhe injorancës e besa edhe e tradhtisë brendshme. Ata të jashtmin konceptet i formojnë nga sjelljet tona. E nga politikanët tanë është bërë kërkesë që si kusht të qitet demarkacioni. Kjo duhet të thuhet publikisht, se kush janë ata. Mogherini këtë e thotë në ndeja private!
Po, para njëqind viteve një familje shërbëtore iu kishte pas sëmurë fëmija. Aty shkon zotëria dhe i kërcënohet të zojës dhe zotit shtëpisë shërbëtor: “Pse nuk keni punuar sot në arën time. Nëna e fëmisë i përgjigjet me butësi: e kam fëmiun të smurë rëndë. Por nuk po frigohem që do të vdes me siguri, por ma shumë po frikësohem se mos po jetë gjallë e po merr ves”!.
Jo që nuk po vdes (ndalet), por ka marrë ves tragjik, nuk po ndalet. Esat pashallarët e rinj, si duket nuk i frikësohen as vdekjes e as vesit, as tradhtisë, siç thuhet në Kushtetutë! (Fund)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Jakup Krasniqi “Nuk ka person që jeta e ti…