
Deri më tani ky është rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri
26 prill 2021
| 18:43
Në Shqipëri ka filluar procesi i numërimit të votave që nga orët e para të mëngjesit të së hënës dhe deri në orën 17:21, sipas raportimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar 2 961 kuti, nga 5 199 në total në rang vendi.
Nga rezultatet e deritanishme, kryeson Partia Socialiste me 48.93 për qind të votave, Partia Demokratike me 39.38 për qind dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 6.94 për qind të votave.
Ndërkaq PSD-ja e Tom Doshit ka marrë 2.16 për qind të votave.