Përkujtohet sulmi i parë frontal i UÇK-së kundër policisë serbo-jugosllave në Balincë

26 prill 2021 | 18:39

Nën organizimin e shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është përkujtuar të hënën 23-vjetori i sulmit të parë frontal që luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Njësiti “Lumi” dhe nga Njësiti “Pëllumi” kishin kryer mbi forcat policore serbe në fshatin Balincë, përkatësisht në aksin rrugor të magjistrales Pejë – Prishtinë.

Rreth këtij sulmi ka folur kryetari i OVL-së, Dega në Malishevë, Metush Kryeziu.

“Sot 23 vjet më parë ju bashkëluftëtarë të UÇK-së që jeni prezentë, por edhe të gjithë ata luftëtarë dhe ata që tash janë dëshmorë të atdheut, po rikujtojmë sulmin e parë frontal të ushtarëve të UÇK-së nga të dyja njësitet ushtarake në mes UÇK-së dhe policisë serbo-jugosllave, ku në këtë sulm të organizuar nga komandantët e UÇK-së, Gani Krasniqi e Isni Kilaj, pas një beteje të ashpër, forcat tona triumfuan përballë policisë serbe, e cila pësoi shkatërrime të automjeteve ushtarake dhe dëme të tjera, kurse nga ana jonë nuk pati dëme, përveç një lëndim të lehtë ushtari Skënder Krasniqi. Prandaj ky sulm ishte dhe do të mbetet sulmi i parë dhe historik i drejtpërdrejtë e frontal në mes të ushtarëve të UÇK-së dhe forcave shtetërore policore serbo-jugosllave”, ka thënë Kryeziu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
27.04.2021 Punime të domosdoshme për sigurinë e  sistemit Prishtinë  1.…