Deri në 3 euro një hamburger, çmimi i ushqimeve të shpejta në rritje

08 tetor 2023 | 19:00

Çmimet e ushqimeve të shpejta po shënojnë rritje vazhdimisht në vendin tonë. Derisa në vitin 2019 një hamburger ka kushtuar 0.50 centë, tani çmimi mesatarisht shkon 2 deri 3 euro në Prishtinë. Ngritje të çmimeve vërehen edhe në shumë “fast food” të tjerë si doner, hot dog, tost, pica etj,. Qytetarët vlerësojnë se çmimi që paguajnë për këto ushqime, nuk e arsyeton as gjysmën e produktit. Ndërkaq, nga Shoqata e Gastronomëve thonë se kjo situatë varion nga rritja e çmimit të produktit bazik dhe si pasojë e inflacionit. Kurse, Shoqata “Konsumatori” hedhë poshtë këto arsyetime.

Qytetari nga Prishtina, Avni Berisha thotë se konsumimi i ushqimeve të shpejta është bërë trend, derisa shton se gjatë vitit të kaluar një picë e vogël ka kushtuar 1 euro e gjysmë, kurse tani çmimi ka hipur deri në 2 euro e gjysmë.

Njëjtë mendon edhe Burim Beqiri, i cili thotë se çmimi i këtyre ushqimeve po shënon rritje vazhdimisht, duke shtuar se nuk vlejnë për atë shumë.

Ndërkaq, Hajrullah Tërnava thotë se është simpatizues i ushqimeve klasike, ngase sipas tij ushqimet e shpejta janë të dëmshme. Ai shton se lufta në mes Rusisë dhe Ukrainës ka ndikuar që edhe në Kosovë të ketë ngritje të çmimeve ushqimore.

Se çmimet e “fast food” janë rritur, e pohon edhe përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica, i cili thotë se ky ndryshim vjen si shkak i kërkesës për rritje të pagës, mungesës së punëtorëve dhe se ‘tatimi për qira është më i lartë’.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku i quan pretekst arsyet e gastronomëve për rritje të çmimeve, derisa thotë se ‘oreksi’ dhe marrëveshja ndërmjet tyre duhet të hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës.

Kaçaniku: Rritja e çmimeve, ‘oreks’ i gastronomëve për të përfituar

Në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës(ASK) thuhet se çmimi i bukës dhe drithërave në muajin gusht të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, janë shtrenjtuar për 4. 5 për qind.

Ndërsa, kanë pësuar ulje të çmimeve vajrat dhe yndyrat 14.5 për qind, dhe lënde djegëse të ngurta dhe dru zjarri.

Në sondazhin mbarëkombëtar nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), thuhet se 60% e të anketuarve thonë se kostoja e ushqimit është e lartë në Kosovë. /KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pamjet e publikuara nga mediumi BBC tregojnë momentin kur sistemi…