Deri në fund të muajit nëntor formalizohet Kongresi Kombëtar i Autoriteteve Lokale Kosovë-Shqipëri

06 nëntor 2020 | 17:57

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri në takim me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Sander Lleshaj, u pajtuan që deri në fund të muajit nëntor të formalizohet Kongresi Kombëtar i Autoriteteve Lokale Kosovë-Shqipëri.

“Kjo platformë do të identifikojë fushat e përbashkëta dhe intensifikojë komunikimin në mes Komunave në Republikën e Kosovës dhe Bashkive në Republikën e Shqipërisë. Ky lloj bashkëpunimi, përveç aspektit institucional, ka për synim që të zgjerohet në nivel turistik, social dhe ekonomik, duke krijuar mundësi të bashkëpunimit në një rrafsh më praktik”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka theksuar rëndësinë e kësaj iniciative, e cila sipas tij, duhet të shërbejë si model i bashkëpunimit rajonal, e në veçanti si platformë e komunikimit të rregullt dhe formal në mes qyteteve panshqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka arsyetuar vendimin e ri…