Deri në orën 15:00 votuan 31.78 për qind e votuesve në Maqedoninë e Veriut

15 korrik 2020 | 16:01

Deri në orën 15:00 kanë votuar 576 576 qytetarë apo 31.78 për qind e votuesve me të drejtë vote në Maqedoninë e Veriut.

Këto të dhëna janë publikuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ).

Sipas njësive zgjedhore, në njësinë e tretë zgjedhore deri në orën 15:00 kanë votuar 37.24 për qind e votuesve, ndërsa në njësinë e gjashtë zgjedhore kanë votuar 22.85 për qind e qytetarëve me të drejt vote.

Dalja e votuesve në zgjedhje sipas njësive zgjedhore:

Njësia e parë zgjedhore 34.51 për qind
Njësia e dytë zgjedhore 29.96 për qind
Njësia e tretë zgjedhore 37.24 për qind
Njësia e katërt zgjedhore 35.56 për qind
Njësia e pestë zgjedhore 31.51 për qind
Njësia e gjashtë zgjedhore 22.85 për qind

Deri në orën 13:00 votuan 23.81 për qind e votuesve në Maqedoninë e Veriut

Deri në orë 13:00 për zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë kanë votuar 432 026 qytetarë apo 23.81 për qind e votuesve.

Sipas njësive zgjedhore, njësia e tretë ka pasur numrin më të madh të votuesve deri në orën 13:00, ndërsa numri më i ultë i votuesve është regjistruar në gjashtë zgjedhore me vetëm 15 58 për qind.

Zëdhënësi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ), Admir Shabani, ka deklaruar se deri në këto momente në KShZ nuk është denoncuar asnjë parregullsi zgjedhore.

Përqindja e daljes së votuesve sipas zonave zgjedhore:

Njësia e parë zgjedhore 27.09 për qind
Njësia e dytë zgjedhore 21.64 për qind
Njësia e tretë zgjedhore 28.92 për qind
Njësia e katërt zgjedhore 27.45 për qind
Njësia e pestë zgjedhore 23.11 për qind
Njësia e gjashtë zgjedhore 15.58 për qind

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor…