Dëshira seksuale, si humbet dhe si ta rifitojmë

11 tetor 12:07

Dëshira seksuale nuk mund të matet ose të kufizohet, ndërsa faza e jetës në të cilën ndodheni, si dhe faktorë të tjerë anësorë si gjendja shëndetësore dhe stresi luajnë rol vendimtar në disponimin tuaj erotik.

Mungesa e dëshirës seksuale mund të jetë një shenjë e mosfunksionimit seksual, sipas disa ekspertëve, nëse përjashtohen çrregullimet e tjera (siç është depresioni).

Një kriter i rëndësishëm është edhe mungesa e fantazive erotike dhe mungesa e dëshirës deri në një pikë, që krijon siklet dhe probleme në marrëdhënien me partnerin.

Kur mungesa e dëshirës seksuale është e vazhdueshme, do të ishte mirë të analizohen shkaqet dhe kërkimi i zgjidhjeve të problemit.

Shkaqet e mundshme:

Vetë marrëdhënia

Çështja kryesore që duhet eksploruar për dëshirën e zvogëluar është vetë shoqërimi me partnerin. Mungesa e komunikimit dhe intimitetit, ankesat për sjelljen ose qëndrimin e partnerit tuaj mund të çojnë në mungesë të dëshirës seksuale.

Ekziston gjithashtu mundësia e mungesës së tërheqjes seksuale ndaj partnerit, gjë që çon në shmangien e marrëdhënieve seksuale. Së fundmi, mungesa e dëshirës seksuale mund të lidhet me pasigurinë e një personi për pamjen e tij dhe nëse ai është seksualisht tërheqës dhe i dëshirueshëm.

Ndjenjat e fajit

Një grua mund të përjetojë konflikte të brendshme të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme, që mund të prishin  funksionin e saj të shëndetshëm seksual. Nëse, për shembull, gruaja u edukua me parime të rrepta që nuk e lejojnë atë të shijojë përvojën erotike, atëherë dëshira e saj erotike është e shtypur dhe ajo shmang marrëdhëniet seksuale.

Pra, ajo ndjen dëshirë të madhe seksuale, por nga ana tjetër ndihet fajtore për këtë dhe i zmbraps ndjenjat e saj, duke i konsideruar ato të gabuara. Edhe pse më pak e zakonshme, diçka e ngjashme mund t’i ndodhë një burri.

Abstenim i zgjatur nga marrëdhënia seksuale

‘Shtypja’ e dëshirës seksuale mund të shkaktohet edhe nga abstenimi i zgjatur nga seksi. Në varësi të arsyes së abstenimit të zgjatur (p.sh. mungesa e gjatë e partnerit) dëshira erotike e reduktuar mund të jetë e përkohshme.

Depresioni

Depresioni qoftë i lehtë apo i rëndë, mund të ndikojë në dëshirën seksuale. Melankolia, mungesa e energjisë dhe kënaqësisë, tërheqja dhe mendimet pesimiste janë simptoma të zakonshme. Në këtë rast, përparësi duhet t’i jepet trajtimit të depresionit dhe jo zvogëlimit të dëshirës seksuale, e cila është vetëm një simptomë e gjendjes.

Orientimi i ndryshëm seksual

Në disa raste, më të rralla, mungesa e dëshirës seksuale mund të lidhet me orientimin homoseksual (meqë po flasim për mungesën e dëshirës seksuale në një marrëdhënie heteroseksuale). Në këtë rast, në thelb nuk mungon dëshira seksuale, por tërheqja erotike për njerëzit e të njëjtit seks.

Vështirësia e pranimit të orientimit homoseksual shtyn arsyetimin e “dëshirës seksuale të reduktuar” në përpjekje për të fshehur të vërtetën dhe shqetësimet që ajo lind.

Faktorë të tjerë që mund të shkaktojnë zvogëlim të përkohshëm ose refuzim të dëshirës seksuale janë shtatzënia, amësi, menopauza, nivele të larta stresi, lodhje e tepërt e përditshme dhe sëmundje fizike (siç janë dhimbjet kronike).

Si të rrisni epshin e zbehur

Rivendosja e dëshirës seksuale në nivele normale varet në masë të madhe nga identifikimi i shkaqeve të problemit.

Nëse rënia e epshit nuk është për shkak të ilaçeve ose sëmundjeve, ekspertët duket se nuk kanë përgjigje të qarta, përveç këshillave të thjeshta se si mund të kthehet epshi.

Çfarë duhet bërë nëse problemi është marrëdhënia?

Në rast se dëshira e përmbajtur shpreh një problem më të thellë në marrëdhënie, pjesa më e rëndësishme është njohja dhe lokalizimi i saj.

Partnerët duhet të identifikojnë arsyet e zbehjes së kontakteve të tyre seksuale përmes diskutimit dhe të pyesin veten se çfarë ka ndryshuar në jetën e tyre. Pasi të identifikohet problemi, atëherë partnerët do të jenë në gjendje të punojnë në një zgjidhje kuptimplote.

Për shembull, nëse problemi perceptohet si rutinë, atëherë aktivitete të ndryshme të këndshme mund të rigjallërojnë marrëdhënien. Në rastin e varësisë së tepërt (kur një çift bën gjithçka së bashku), kontaktet e ndara shoqërore dhe argëtimi për disa ditë të muajit, mund të rifreskojë gjendjen erotike./Ora News/

Ky artikulli është shkruar në bashkëpunim  me psikologen greke, Ageliki Menedhiatou dhe është publikuar në revistën ygeiamou.gr.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi është ndër femrat më…