Dëshmitari i dytë në rastin e liderëve të UÇK-së deklarohet anëtar i LDK-së

17 prill 2023 | 13:32

Në seancën e së hënës, në rastin e krerëve të UÇK-së ka filluar dhënien e dëshmisë dëshmitari i dytë i ZPS-së, i cili ka thënë se ka qenë dhe vazhdon të jetë anëtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), seancë kjo e përcjellë me seanca private dhe pjesë të redaktuara.

I pyetur nga ZPS-ja para se të kalohet në seancë private, dëshmitari ka thënë se është bërë anëtar në LDK pasi që e njëjta sipas tij kishte pasur një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

“Anëtar i LDK-së jam bërë se LDK ka pas një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës nga Serbia”, tha ai.

Paraprakisht, ai sqaroi se kush ka udhëhequr selitë e LDK-së si dhe për strukturën e LDK-së në qytetin e Malishevës.

Ai ka shtuar se në vitet e 90-ta LDK kishte qenë një parti e njohur dhe ka folur për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e vitit 1992.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historiani serb, Predrag Markoviq, ka pretenduar se është koha që…