Dëshmitari i dytë nënkupton se ishte bashkëluftëtar i Salih Mustafës

24 shtator 2021 | 12:19

Edhe gjatë ditës së sotme është duke vazhduar intervistimi i dëshmitarit të dytë në rastin kundër Salih Mustafës në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ky dëshmitar ka lënë të nënkuptohet se ishte pjesëtar i një njësie luftarake gjatë luftës së UÇK-së, pasi kur është pyetur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nëse ka pasur bashkëpunim në mes të njësive në operacione luftarake, ai është përgjigjur: “Po, kemi bashkëpunuar”.

Dëshmitari është shprehur se nuk ka pasur koordinim pasi nuk ka pasur komandë qendrore për dy njësitë në Zllash.

“Jo nuk besoj që ka pasur, për arsye se forcat serbe kur kanë sulmuar aty nuk ka pas komandë, por jemi gjendur secili qysh kemi mundur për t’u mbrojtur. Komandë të veçantë nuk ka pasur asnjë vend, as brigada, as BIA as nga Zona Operative e Karadakut që ka vepruar në Zllash, por forcat serbe kur kanë sulmuar ne kemi qenë të gatshëm gjithmonë me i dalë përballë ashtu qysh kemi mundur”, ka thënë dëshmitari.

Ai është shprehur se Mustafa njihet me nofkën komandant “Cali”, rrinte më shumë me uniformë dhe mbante kapelë të kuqe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
- Rivarrimi i Afrim Zhitisë - Nga: Ismail Gashi-Sllovia Në…