Guximshëm shikoje varrin

24 shtator 2021 | 12:19

– Rivarrimi i Afrim Zhitisë –

Nga: Ismail Gashi-Sllovia

Në funeralin tënd
Ishe edhe Ti
Thellë ngulite shikimin
Ngacmoje shokët-Amanetin

Ngushëlloje prindërit.
Përzgjodhe qefin
Flamurin tënd.
Lagur nga gjaku yt
lotët e nënës.

Varrin stolisën
Thinjat e babë Osmanit.
Me shikim të përlotur
Matëte varrit tënd.

Përball Ti Afrim
Guximshëm shikoje varrin
Përshëndetja e shokëve
Me gusht dheu

Shikimi Yt
Kujtesë historie
Obelisku
Vërtebror lirie.

Llugë, 2 qershor 2010

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë hap ekspozitën e librit “20 vite…