DËSHMORËT E KOMBIT NË GJILAN

16 shtator 2019 | 17:27

20 vjet nga rivarrimi i dëshmorëve të kombit në Gjilan

Ismet Sylejmani

Më 17 Shtator 2019, mbushen 20 vjet nga dita e rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit në Gjilan!

Përgjithmonë me nderime të mëdha popullore e ushtarake, atdhetare e patriotike, çlirimtare e liridashëse, iu dorëzuan tokës së Atdheut 18 Dëshmorët e Kombit në Komunën e Gjilanit, ushtarë e komandant të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së!

Abdullah Tahiri,
Tefik Zymberi,
Hanumshahe Abdullahu-Zymberi,
Pajazit Ahmeti,
Alban Ajeti,
Muharrem Ibrahimi,
Bahtir Jahiri,
Ibrahim Uruqi,
Enver Miftari,
Nijazi Osmani,
Sahit Baftiu,
Kastriot Baftiu,
Afrim Gagica,
Naser Azemi,
Shahin Baftiu,
Ibrahim Pacolli,
Bashkim Selishta dhe
Fadil Jakupi!

Kësaj ngjarje të madhe historike, të dhimbshme por krenare e të paharruar i kishte paraprirë vendimi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, që para transformimit të UÇK-së në TMK, të kryhej në të gjithë Kosovën, rivarrimi i Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!

Në Selinë e Shtabit të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së në Gjilan, në takimin për të diskutuar mbi vendimin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për rivarrim të Dëshmorëve të Kombit,në mes të tjerëve qëishin present e morra fjalën edhe unë për të diskutuar rreth rëndësisë që akti i rrivarrimit të Dëshmorëve të Kombit!

Diskutimin tim Komandanti i Zonës Ahmet Isufi e Zv. Komandanti Shemsi Syla, jo vetëm e aprovuan në parim, por edhe më propozuan që unë Ismet Sylejmani, anëtari i Shtabit, Shefi për Informim i Zonës së 7-të Operative të Karadakut e Shef për marëdhënie me KFOR, të bëhesha kryetar i Këshillit Organizativ për Rivarrim të Dëshmorëve të Kombit në Gjilan!

Natyrisht se nuk kisha se si ta kundershtoja, por njëkohësisht ishte edhe nderë e respekt për mua të isha në krye të evenimentit më të madh pas përfundimit të luftës çlirimtare e çlirimit të Kosovës nga pushtuesit serb!

Keshilli Organizativ:

Ismet Sylejmani-Kryetar
Avdyl Bajrami-anëtar
Jonuz Musliu -anëtar
Eaat Asllani-anëtar
Shaqir Ajeti-anëtar(babai dëshmorit Alban Ajeti)
Dr. Xhevat Demiri-anëtar
Ylfete Canaj-anëtare
Fetush Osmani-anëtar fsh. Gadish
Naser Ahmeti -anëtar fsh. Verbicë
Kamber Bajrami-anëtar fsh. Zhegoc

Në këshill caktuam anëtarin e Keshillit Organizativ Esat Asllani, drejtues të ekipit të zhvarrimit të Dëshmorëve të Kombit.

Ne ekipin e zhvarrimit u caktuan:
Dr. Sejdullah Mahmuti
Dr. Ilaz Poroshtica dhe
4 teknik medicinal

Me krijimin e Këshillit Oranizativ të zhvarrimit dhe rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit, u njoftua Shtabi i Përgjithshëm, Qeveria e Përkohshme, u njoftua KFOR-i i US ARMY në Gjilan dhe në Bondstel!

Këshilli Organizativ zhvilloi aktivitet të mëadh e të gjithanshëm dhe bëri një punë kolosale, informoi me kontinuitet për çdo veprim e çdo vendim Komandantin dhe Komandën e Shtabit të Zonës së Karadakut të UÇK-së!

Në kuadrin e punëve dhe vështirësive që i dolën Këshillit Organizativ, ishte edhe lokacioni se ku do të caktohej vendi ku do të pushonin përgjithmonë Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit.

Kishte shumë propozime, por më i përshtatshmi ishte vendi ku sot prehen Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit!

Në këtë vend kishim dy vështirësi, sepse ishte vend në të cilin shumë duhej të investohej dhe të punohej dhe kishim edhe vështirësinë tjetër, se vendi quhej popovica, e aty pretendohej se ishte e varrosur një sherbetore kishtare dhe se nuk mund të varroseshin Dëshmorët e Kombit!

Në disa takime të panderprera me Komandantin e Kampit Mantith në Gjilan, të nderuarin LTC Scurlock dhe stafin e tij të mrekullueshëm dhe në disa takime të karakterit të informimit detal rreth lokacionit, në fund të Korrikut 1999, në takim në Selinë e Shtabit të ZOK në Gjilan, me vizitë speciale në Selinë e Komandës së Zonës, me urim ma konfirmoi edhe zyrtarisht VENDIMIN se lejohen punimet e rregullimit të varrezave të Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!

Vendi ishte shumë i mirë, ishte madhështor e impozant, tamam ishte ashtu sikur kishte porositur Komandanti i madh e i lavdishëm i Shtabit të Përgjithshëm të LANÇSH-së të Shqipërisë Gjeneral Enver Hoxha, që vendet ku do të varroset nderi i kombit, të jenë në vende të dukshme, të larta e mundësisht brenda qyteteve, sepse ashtu përgjithmonë do të dërgohet porosia permanente e amanetit të atyre që për Atdhe kanë derdhur gjak e kanë falur jetë!

Por kishim vështirësi të mëdha, Kodra e Dëshmorëve, ishte vend në të cilin për tu bërë gati për rivarrim të Dëshmorëve të Kombit, duhej investim i madh dhe teknologji e lartë në kryerjen e punimeve!

Këshilli Organizativ për rivarrim asnjërin nuk i dispononte e rrjedhimisht as Shtabi i ZOK-t të UÇK-së!

Në mbledhjen e Këshillit Organizativ, ku prezntoi Komandanti i Zonës Ahmet Isufi dhe Kryetari i Qeverisë së Përkohshme të Gjilanit Ismajl Kurteshi, u vendos që të drejtohemi me kërkesë për ndihmë në rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit!

Pas kësaj Këshilli Organizativ lëshoi thirrje për ndihmë dhe me 4 Gusht 1999, organizoi takim me afaristët e Gjilanit!

Takimi u mbajt në restaurantin e Selisë së Shtabit të Zonës Operative të Karadakut në Gjilan!

Pjesmarrja e afaristëve ishte masive!

Në shenjë mirënjohje e falenderimi, Këshilli Organizativ i rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit, ndau mirënjohje për të gjithë donatorët e mëdhenj!

Ndihmat ishin të mëdha dhe të përnjëherëshme!

Kontributi vullnetar ishte i mahnitshëm!

Në punimet për rregullimin e varrezave të Dëshmorëve të Kombit morrën pjesë shumë qytetarë të Gjilanit dhe rrethinës!

“Morava e Binqes”, ishte në nivel të detyrës në kryerjen e puneve për rregullimin e Kodrës së Dëshmorëve!

Rrivarrimi i Dëshmorëve të Kombit u bë me organizim të mrekullueshëm e me kushte teknike të përsosura për kohën!

Varret e Dëshmorëve të Kombit, të gjitha një nga një ishin të betonuara, pra u bënë me beton dhe pllakat e betonit u vendosën me vinq të tonazhave të rënda!

Përpara rivarrimit të dëshmorëve të kombit në Gjilan, ceremonitë madhështore të rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit ishin zhvilluar në komunat e Vitisë dhe Kamenicës, qe ishin në kuadër të Zonës Operative të Karadakut!

Me rivarrimin e dëshmorëve në Gjilan, Zona Operative e Karadakut e UÇK-së, përmbyllte një kapitull të lavdishëm atë të nderimit të madh kombëtar të luftëtarëve të lirisë, që kishin derdhur gjakun në frontet e luftës për liri dhe çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Rivarrimi i Dëshmoreve të Kombit në Gjilan, pas perfundimit të luftës e largimit të pushtusve serb nga Kosova ishte ngjarja më e madhe, ishte dalja më masive e popullit shqiptar në qendër të qytetit të Gjilanit për të nderuar nderin e kombit, për të nderuar gratë dhe burrat e lirisë, për të nderuar ata që në altarin e lufteës për çlirim nga Serbia, ishin vrarë dhe kishin derdhur gjak!

Pjesmarrja në rivarrim të Dëshmorëve te Kombit ishte nga të gjitha anët e nga të gjitha trevat, ishte masive, ishte masive!

Në cermoninë e rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit kishim të ftuar nga të katër anët!

Këshilli Organizativ kishte marrë të gjitha masat që rivarrimi të ishte eveniment i paharruar, që kurrë nuk do të shlyhej nga memorja e çdo pjesmarrësi e që do të shënohej me forcë nga historia e pas çlirimit Kosovës!

Nderim të veçantë me pjesmarrje në rivarrim të Dëshmorëve të Kombit, na bëri komanda e KFOR-it të US ARMY nga Bondsteli e Mantithi, në krye me Komandantin e Bondstelit Gjeneral Brigade Craig A. Peterson dhe atë të Mantithit LTC Scurlock!

Me vendim të Këshillit Organizativ, në ditën e rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit, në shenjë nderimi e rrespekti, nuk u mbajt mësim në asnjë shkollë të të gjitha niveleve në qytetin e Gjilanit dhe të fshatrave!

Gjithashtu sikur edhe pritej dhe ashtu sikur edhe ishin ftuar, në rivarrim morrën pjesë të gjitha moshat, morrën pjesë përfaqësues të Shtabit të Pergjithshëm të UÇK-së, përfaqësues të Qeverisë së Përkohshme, ish-të burgosur politik, veprimtarë të çështjes kombëtare, nxënës të shkollave të Gjilanit dhe fshatrave, punëtorë, mësues e profesor, invalid e veteranë, luftetare e ushtarë të UÇK-së!

Rivarrimi i Dëshmorëve të Kombit, u bë me një organizim të fortë e shumë të përkushtuar, jo vetëm të Këshillit Organizativ, por te të gjithe anëtarëve të Komandës së Shtabit të Zonës Operative të Karadakut e të të gjithë Komunës së Gjilanit!

Në tërë rrugën prej Komandës së Shtabit ku ishin vendosur arkivolet e Dëshmorëve të Kombit, nëpër qendër të qytetit të Gjilanit e deri te Kodra e Dëshmorëve, ishte urdhër dhe vendim i prerë, asnjë veturë nuk duhej të jetë e parkuar!

Shtylla elektrike u vendosën rreth e rrotull tërë hapsirës në Kodrën e Dëshmorëve dhe u rregullua një ndriqim që e bënte edhe më madhështorë vendin e shenjtë dhe të shtrenjtë ku pushonte nderi i kombit!

Nderimi ishte historik!

20 vjet pas asaj ngjarjeje të madhe, dhembje e krenarie kombëtare, ndjehem krenarë për tërë atë kontribut që kamë dhënë!
Më vjen keq që nuk kam mundur të bëja më shumë në nderim të nderit të kombit, të rënëve të lirisë, por aq lejonte koha dhe mundësitë që kishim pas përfundimit të luftës çlirimtare!

Lavdi e përjetshme Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!

(Autori ka qenë kryetar i Këshillit Organizativ të rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit!)

Gjilan, 16 Shtator 2019!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombinati metalurgjik “Trepça” në Kosovë vazhdon të përballet me probleme…