Dështon miratimi i buxhetit, Kuvendi Komunal i Mitrovicës në prag të shpërbërjes

29 shtator 2020 | 12:59

Me kërkesë të kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, për sot është thirrur mbledhja urgjente e Kuvendit Komunal të Mitrovicës me një pikë të vetme të rendit të ditës, miratimin e draft buxhetit për vitin 2021.

Mirëpo, këtë seancë e kanë bojkotuar partitë opozitare PDK, LDK dhe PD, duke e pamundësuar kështu miratimin e draft buxhetit në mungesë kourumit për vendimmarrje.

Në fjalën e tij të mbajtur para asambleistëve të pranishëm, kryetari Bahtiri ka thënë se PDK dhe LDK kanë bërë koalicion të fshehtë, me qëllim të bojkotimit të punës së Qeverisë Komunale.

I pari i Mitrovicës ka treguar se në seancën e javës së kaluar e kishte tërhequr këtë pikë të rendit të ditës, me arsyetimin se do t’ia jep mundësinë opozitës për t’i dhënë propozimet e tyre, por që ata nuk e kanë shfrytëzuar këtë mundësi dhe kanë vazhduar me bojkot.

Bahtiri ka potencuar faktin se 30 shtatori është dita e fundit kur mund të miratohet buxheti sipas ligjit, duke theksuar se do të fillohet procedurat ligjore për shpërbërjen e Asamblesë Komunale, ashtu siç e parasheh Ligji për Vet-Qeverisje Lokale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, ka zbuluar së fundmi se…