Dështon përpjekja e LV-së për ta përshpejtuar leximin e dytë të Projektligjit për Byronë
Ka dështuar propozimi i Vetëvendosjes për të përshpejtuar lexim e dytë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Përpjekja e LV-së është rrezuar pas kundërshtimit të partive opozitare.
Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë bërë me dije se është e panevojshme kjo urgjencë.
Pas miratimi në lexim të parë të këtij projektligji, shefja e Grupit Parlament të VV-së, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përshpejtimin e procedurave për këtë projektligj.
“Me lejoni që të propozojmë shkurtimin e afateve kohore, pra të paraqes mocionin procedural për shmangie nga afatet e përcaktuara me nenin 78 të Rregullores së Punës të Kuvendit, saktësisht propozoj që amendamentet për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme t`i adresohen komisionit funksional deri me datën 21 5 2026”, ka thënë ajo.



