Dështon sërish konstituimi i komisionit hetimor për rezervat shtetërore

03 nëntor 2023 | 11:13

Për herë të gjashtë ka dështuar të konstituohet Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore, kjo për shkak mungesës së deputetëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryesuesi i këtij komisioni, Rashit Qalaj tha se nga zyra ligjore përmes shkresës që i kanë dërguar kanë marrë një opinion, porse që nuk sqaron asgjë.

“Kemi marrë opinion që nuk sqaron asgjë, është opinion që shton konfuzitetin, vetëm se janë përmendur detyrimet e deputetëve, por nuk kanë sqaruar se çfarë mund të bëjmë, nëse mund t’i zëvendësojmë deputetët nga partia e njëjtë. Mungesa e kolegëve po e pamundëson mbajtjen e këtij komisioni. Në mbledhjen e ardhshme do të vendosim nëse do të bartim këtë çështje në Kuvend ose do të vazhdojmë tutje në konstituimin e tij”, tha ai.

Ndërkaq deputeti nga AAK-ja, Pal Lekaj ka vendosur disa letra, në të cilat ka shënuar pagat të secilit prej këtyre deputeteve që marrin  nga Kuvendi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Milan Skriniar është një nga më të mirët te PSG-ja.…