Detaje të reja nga skandali që përfshiu Rita Orën, çfarë i ofroi restorantit që të thyente rregullat e Covid-19

28 janar 2021 | 13:10

Detaje të reja nga skandali që përfshiu Rita Orën,

Pak muaj më parë bëri bujë në mediat e huaja 30-vjetori i këngëtares së famshme, Rita Ora. Kjo për shkak se ylli pasi festoi me familjarët në shtëpi, organizoi edhe një festë në fshehtësi të plotë me 30 miq, në restorantin “Casa Cruy” në Londër.

Kështu ajo theu rregullat që qeveria britanike kishte vendosur për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit. E një gjë e tillë i kushtoi shumë Ritës, e cila kërkoi publike dhe më pas mori çmimin “Sjellja më e keqe e vitit”.

Detaje të reja nga skandali që përfshiu Rita Orën,

Po së fundmi mediat britanike kanë publikuar detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje që u komentua gjatë. Mësohet se stafi i artistes i ofroi restorantit në fjalë plot 6 mijë e 800 dollarë për të thyer rregullat e virusit.

Jo vetëm kaq! Thuhet se kamerat e sigurisë u fikën menjëherë, teksa të ftuarit mbërritën mbrëmjen e 28 nëntorit, gjatë mbylljes së dytë në Mbretërinë e Bashkuar.

Detaje të reja nga skandali që përfshiu Rita Orën,

Sipas policisë mësohet se kamerat në fjalë u rindezën dhe u formatuan dy ditë më pas, duke mos lënë kështu asnjë gjurmë të imazheve të muajit të shkuar. Në dëshminë e dhënë nga ana e pronarit, Scottie Bhattarai mësohet se dikush e telefonoi në celularin e tij personal rreth orës 5 e 30 të pasdites.

Ai tregon se personi në fjalë, pjesë e stafit të Ritës kërkonte një vend ku mund të pihej. Sipas tij, marrëveshja ishte për vetëm shtatë persona, por teksa ora shënonte 9 e darkës, kishin mbërritur plot 20 vetë, përfshirë modelen Cara Delevigne, motrën e saj Poppy e shumë të tjerë.

Detaje të reja nga skandali që përfshiu Rita Orën,

Policia u telefonua në mesnatë, çka solli ndërhyrjen e efektivëve dhe përfundimin e festës. Fill pas publikimit të skandalit nga “The Sun”, Rita doli vullnetare për të paguar gjobën prej 10 mijë paundësh.

Detaje të reja nga skandali që përfshiu Rita Orën,

Detaje të reja nga skandali që përfshiu Rita Orën,

Detaje të reja nga skandali që përfshiu Rita Orën,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Christian Erisken raportohet se ka bindur trajnerin Antonio Conte që…