Dhjetë deputetët që morën më së shumti para si kompensim për udhëtim në vitin 2021

08 shkurt 2022 | 15:11

100 mijë e 530 euro janë ndarë në kuadër të kompensimit të shpenzimeve për udhëtim të deputetëve gjatë vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Kuvendi i Kosovës, gjatë vitit 2021 deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka shpenzuar më së shumti para si kompensim për udhëtim, gjithsej 2 mijë e 790 euro. Lekaj, për paratë e përfituara si kompensim për udhëtim pasohet nga deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje. Asaj i janë ndarë 2 mijë e 730 euro për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit.

Në vendin e tretë në këtë kategori të shpenzimeve të parave të shtetit radhitet deputetja e LV-së, Yllza Hoti. Asaj gjatë vitit që shkoi i janë ndarë 2 mijë e 430 euro si kompensim për udhëtim.

Dhjetë deputetët që kanë marrë më së shumti para nga buxheti i shtetit si kompensim për shpenzimet e udhëtimit gjatë vitit 2021:

  1. Pal Lekaj (AAK) – 2 mijë e 790 euro
  2. Duda Balje (SDU) – 2 mijë e 730 euro
  3. Yllza Hoti (LV) – 2 mijë e 430 euro
  4. Albana Bytyçi (AAK) – 2 mijë e 370 euro
  5. Fidan Jilta (KDTP) – 2 mijë e 220 euro
  6. Erxhan Galushi (LPRK) – 2 mijë e 100 euro
  7. Arta Bajralija (LV) – 2 mijë e 40 euro
  8. Time Kadrijaj (AAK) – 1 mijë e 950 euro
  9. Arbër Rexhaj (LV) – 1 mijë e 920 euro
  10. Fatmire Kollçaku (LV) – 1 mijë e 890 euro

Në njoftimin për publikimin e të dhënave nga Kuvendi i Kosovës është theksuar se kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit nuk nënkupton shpenzimet për derivate, por për të gjitha mënyrat e udhëtimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është përfshirë në…