Dhjetë gola të Pashke Markut në elitën zvicerane

19 shtator 2021 | 17:23

Reprezentuesja e Kosovës, Pashke Marku po vazhdon me paraqitje të mira në kampionatin e Zvicrës. Marku të shtunën shënoi 10 gola nga 11 tentime në fitoren 32:26 të Kreuzlingenit ndaj Herzogenbuchsee. Në tri ndeshje në elitën e Zvicrës, Marku i ka shënuar 23 gola.

Kreuzlingeni renditet i treti me 4 pikë. Në kategorinë e dytë daneze, Njoma Zogaj me skuadrën Aalborg fitoi 35:22 ndaj Hadstenit. Zogaj kontribuoi me një gol. Në kategorinë e dytë zvicerane u paraqitën Mendoline Fetaj ( 2 gola), Dafina Mustafa e Venera Kafexholli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Prishtinë, i tha Zërit…