Dhjetëra fëmijë të vdekur nga zjarri në një shkollë të Liberisë

18 shtator 2019 | 15:09

Një zjarr i madh që ka nisur në një shkollë me konvikt në periferi të kryeqytetit të Liberisë, Monrovia, ka lënë të vdekur të paktën 23 fëmijë.

Fëmijët kanë qenë duke fjetur në ndërtesën ngjitur me një xhami kur zjarri besohet të ketë nisur në orët e para të mëngjesit.

Policia i ka thënë “BBC”-së se ata janë ende në kërkim të trupave.

Presidenti i Liberisë, George Weah ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave në një postim në rrjetin llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjërat kanë ndryshuar për të mirë për shqiptarët nëpër Evropë,…