Dhjetëra militantë të vdekur pas përleshjes mes talibanëve në Afganistan

30 nëntor 2018 | 20:02

Zyrtarët afganë kanë thënë se përleshjet në mes të dy fraksioneve të talibanëve kanë vrarë dhjetëra militantë në perëndim të Afganistanit, duke theksuar ndasitë në këtë grup militant, i cili ka kryer kryengritje 17 vjeçare kundër Qeverisë së Kabulit.

Zëdhënësi i provincës Herat, Jilani Farhad, ka thënë se të paktën 28 luftëtarë talibanë janë vrarë dhe rreth 25 janë plagosur në zonën, Shindand, afër kufirit me Iranin më 30 nëntor.

Kreu i zonës ku ka ndodhur sulmi, Hekmatullah Hekmat, ka thënë se përleshjet kanë ndodhur në mes të luftëtarëve besnikë të liderit të talibanëve, Haibatullah Akhundzada kundër forcave të ish-komandantit të talibanëve që tani drejton një fraksion në Afganistan, Mohammad Rasul.

Fraksioni i Rasulit ka qenë i përfshirë në përleshjet e përgjakshme nga talibanët në jug dhe perëndim të Afganistanit nga viti 2015, duke lënë dhjetëra persona të vdekur në të dyja anët.

Në muajin tetor të vitit të kaluar, të paktën 40 talibanë nga të dyja anët janë vrarë në zonën Shindand.

Talibanët janë duke zgjeruar kontrollin rreth Afganistanit teksa zyrtarët amerikanë synojnë të arrijnë një marrëveshje të paqes, që do t’i jepte fund luftës 17 vjeçare në këtë shtet./REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjerimi dhe shtrirja e Partisë Socialdemokrate ka vazhduar sot në…